Telenews

KY DO JETË MOTI PËR SOT NË KOSOVË

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.
2.04 – Vransira, erë dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Herë herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.
4.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.
5.04 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje. Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.
Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.
Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.

Të ngajshme

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale, e quan sprovë të rëndë për të cilën s’do të flas më

KushtrimGuraj

Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së

KushtrimGuraj

Statovci: Komisioni humbje kohe, materiali është i klasifikuar – i palogjikshëm si proces

KushtrimGuraj