Telenews

Ky do të jetë kundërshtari i Ballkanit në raundin e dytë kualifikues të Conference League

Ballkani ka mbyllur aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ekipi suharekas u mposht 1:0 pas vazhdimeve, duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll po ashtu barabartë me rezultatin 1:1.

Por, rrugëtimi i Ballkanit nuk përfundon këtu. Kampioni i Kosovës tani garon në raundin e dytë kualifikues në Conference League.

Aty ai do të takohet me kampionin e San Marinos, La Fioritan, shkruan Gazeta Express.

Si kampion i San Marinos, La Fiorita u kualifikua në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ndeshjen e parë nga Inter Club d’Escaldes.

Rrjedhimisht, ekipi nga San Marino ra në raundin e dytë kualifikues të garës së tretë më të madhe evropiane, Conference League.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj