Telenews

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Mot kryesisht me diell dhe me vapë pritet të mbajë në pesë ditët e javës së ardhshme, por personat me sëmundje kronike rekomandohet t’i shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të hënën do të ketë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

 

 

Ditën e martë do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

 

Të mërkurën moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Te enjten Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi  1-4m/s.

Të premten moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

 

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani