Telenews

Ky është kundërshtari i radhës i ekipit Bad News Eagles në turneun kualifikues RES Adriatic League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës në turneun kualifikues RES Adriatic League.

Pas fitores ndaj ekipit iDestructrive, Bad News Eagles kanë kaluar në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’.

Në ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do të përballen me ekipin beeers, të cilët nuk janë të renditur në HLTV.

Kjo ndeshje do të zhvillohet, me datën 4 qershor, e diel, duke filluar nga ora 17:00.

Në rast të fitores edhe në këtë ndeshje, bNe do t’i afrohen edhe më shumë kualifikimit tutje për turneun kryesor.

Në këtë turne janë duke garuar tetë skuadra nga Ballkani, për një vend në turneun ESL Pro League Conference.

Të ngajshme

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Valjeta Turkaj

U konsideruar nga tifozët si lojtari që i humbi ndeshjen Barcelonës – tani vjen reagimi i Araujos

KushtrimGuraj

Kërkohen 225 milionë euro: Real Madridi vendos në treg dy yje të ekipit

KushtrimGuraj