Telenews

Ky është mërgimtari të cilin e sulmoi Armend Zemaj

ky-eshte-mergimtari-te-cilin-e-sulmoi-armend-zemaj

Një incident fizik ka ndodhur sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku është përfshirë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimit të një interviste, e cila përfundoi me përplasje fizike mes Zemajt dhe qytetarit të identifikuar si mërgimtari Nuha Osmani, raporton lajmi.net

Sipas dëshmive fillestare, incidenti ka nisur pas disa fyerjeve dhe ofendimeve verbale që Osmani i kishte drejtuar deputetit Zemaj, çka më pas ka rezultuar me një reagim fizik nga ana e këtij të fundit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se “sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë” dhe se “palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici”./Lajmi.net/

Të ngajshme

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, realizohet eksporti i parë nga Dheu i Bardhë

Rrezarta Ramaj

Mavraj: Kur kombi është në rrezik, dalim mbi fe e parti

Rrezarta Ramaj

Moment simbolik në protestën në Prishtinë, protestuesit lëshojnë pëllumba të bardhë

Rrezarta Ramaj