Telenews

Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Llapashticë në Besianë.

Telenews.al mëson se viktima është Agim Kodraliu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Telenews.al se i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Të ngajshme

Vdes ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano

Valjeta Turkaj

Osmani: Detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë për qeverinë e re

Valjeta Turkaj