Thuhet se i dyshuari për gjuajtjen me armë është futbollisti i KF Rilindja 74, Arbër Shala.
Nga ana tjetër, viktima e këtij incidenti është Lirim Nikqi, i cili po merr tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Burime nga spitali konfirmojnë se Nikqi është jashtë rrezikut për jetë dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë.
Rastin, motivet e së cilit nuk dihen ende, e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. I dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia” deklaroi Rugova.