Telenews

Ky është qyteti gjerman, ku vetura Tesla nuk lejohet në autolarjet automatike

Në qytetin gjerman, Oldenburg disa pompa të karburanteve e kanë ndaluar hyrjen e automjeteve Tesla në autolarjet automatike nga frika e ato mjund të prishen.
Revista gjermane Stern njofton, se kjo po ndodh për shkak se kohëve të fundit gjatë larjes ka pasur shumë probleme me hapjen automatike të derës së pasme. Thuhet se kjo ka ndodhur veçanërisht në modelet e vjetra S dhe X. Këto modele nuk e kanë mundësinë Car Wash. Modelet e reja Model 3 dhe Model Y e kanë këtë mundësi nga viti i kaluar. Kjo mundësi siguron që të gjitha dritaret dhe dyert të jenë të mbyllura, por kur kjo gjë nuk përfshihet mund të shaktohen dëme të fshirëses së derës së pasme ose të xhamit.
Dëmet e shkaktuara nga larja nuk mbulohen me garancion. Tesla ka apeluar që veturat të lahen me dorë. Për shkak të dëmeve të shumta, autolarjet në pompat e karburanteve në Oldenburg dhe përreth vendosën t’i bojkotojnë të gjitha Teslat.

Të ngajshme

13 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Enver Zymberit

Erzana Fazliu

Konfirmohet aktakuza ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

Donat Hashani

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë titani i letërsisë

Donat Hashani