Telenews

Ky është stadiumi i Las Vegas ku do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit

Një vend që mund të përballojë presionin. Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë El Clasico jashtë Evropës për të dytën herë në histori.

Për të qenë më konkret, në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Tashmë është konfirmuar se El Clasico e radhës do të
zhvillohet në Las Vegas, në një stadium të cilësuar si “të klasit botëror”.

Behemothi që do të presë këtë garë është shtëpia e Las Vegas Raiders të NFL, Stadiumi Allegiant, transmeton Gazeta Express.

Stadiumi u hap në vitin 2020 me synimin për të tërhequr më shumë sporte në ‘Sin City’. Tani do të presë një nga ndeshjet më të rëndësishme në botë, “El Clasicon”.

Stadiumi, i cili ndodhet në qytetin Paradise, në jug të Las Vegas, ka një kapacitet prej 65,000 ulësesh.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në Las Vegas gjatë muajit më të nxehtë të vitit, me temperatura që variojnë nga 35 deri në 40 gradë Celsius, kështu që sistemi ajror do të jetë vendimtar në ofrimin e kushteve perfekte për shikuesit dhe lojtarët.

The post Ky është stadiumi i Las Vegas ku do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve

KushtrimGuraj

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder në Britani

Valjeta Turkaj

Arsenali publikon fanellat për sezonin e ri 2026/27

Valjeta Turkaj