Telenews

Ky është vendi ku dyshohet se kreu vetëvrasje biznismeni nga Malisheva, flasin nga Policia

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu dyshohet se i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës.

Ai dyshohet se i dha fund jetës në njërën nga objektet e bizneseve të tij.

LEXO EDHE:

Dyshohet se ka bërë vetëvrasje multi-milioneri kosovar

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se një person i moshës madhore është gjetur i varur pasditen e sotme.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj