Telenews

Ky ishte motivi i vrasjes së Bedri Rexhepit

Armend Hamiti, prokurori që është duke e trajtuar rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi në një konferencë për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton e Nexhat Vllasaliu.

Prokurori Hamiti e konfirmon se mbetjet mortore që u gjetën në Novëbërdë janë të Bedri Rexhepit

Prokurori Armend Hamiti ka konfirmuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novëbërdë janë të Bedri Rexhepit, biznesmenit që është raportuar si i zhdukur qe 1 vit e gjysmë.

Ai ka theksuar motivi i vrasjes është i ulët.

“Kam arritur të vërtetoj dhe kam ngrit aktakzuyë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprave vrasje e rëndë në bashkëkryerje…. Motivi I kryerjes së klëtyre veprave është i ulet. Sipas hetimit tonë, rezultoin se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, për 30 mijë euro”, ka deklaruar Hamiti.

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

Të ngajshme

Kryeziu: Nëse vazhdon kështu moskonstituimi i Kuvendit, mund të ndërhyjnë… (VIDEO)

Donat Hashani

Lëvizja Vetëvendosje sot mban mbledhje të rëndësishme

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani