Telenews

Ky shtet e heq dënimin me vdekje

Guinea Ekuatoriale ka hequr dënimin me vdekje pasi presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema Mbasogo nënshkroi një kod të ri penal.

Djali i Obiang, nënkryetari, e bëri të ditur lajmin në mediat sociale të hënën.

“Po shkruaj me shkronja të mëdha për të vulosur këtë moment unik: ‘GUINEA EKUATORIAL KA HEQUR DËNIMIN ME VDEKJE’, tha zëvendëspresidenti Teodoro Nguema Obiang Mangue në Facebook.

Masa do të hyjë në fuqi 90 ditë pas botimit në gazetën zyrtare shtetërore dhe u miratua paraprakisht nga parlamenti, ku të gjithë përveç njërit prej 100 ligjvënësve përfaqësojnë partinë në pushtet.

Ekzekutimi i fundit zyrtar në vendin e Afrikës Perëndimore u krye në vitin 2014, sipas Amnesty International, por organizatat ndërkombëtare joqeveritare (OJQ) dhe Kombet e Bashkuara akuzojnë rregullisht regjimin për zhdukje me forcë, ndalim arbitrar dhe torturë, shkruan Aj Jazeera.

Presidenti Obiang, 80 vjeç, ka kaluar më shumë se 43 vjet në pushtet, një rekord botëror kur përjashtohen monarkitë.

Guinea Ekuatoriale posedon burime të konsiderueshme nafte dhe gazi, por shumica dërrmuese e 1.3 milionë banorëve të saj jetojnë në varfëri, sipas Bankës Botërore.

Dënimi me vdekje mbetet i ligjshëm në më shumë se 30 vende afrikane, megjithëse vetëm gjysma e tyre kanë kryer ekzekutime në vitet e fundit.

Të ngajshme

Taiwani u godit nga tërmeti më i fortë që nga kjo kohë…

Donat Hashani

Tërmet me magnitudë të frikshme në Taiwan, shemben ndërtesat (VIDEO)

Donat Hashani

Historia që përloti internetin: Gjendet trupi i gruas që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin

Hafize Elshani