Përmes Twitterit, Lajçak ka shpërndarë fotografi nga ky takim teksa ka shprehur falënderim ndaj Amerikës për mbështetjen e dhënë në procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Tejet i nderuar për ta mirëpritur mikun tim të çmuar dhe kolegun Gabriel Escobar sot në Bruksel. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të pamasë të ShBA-së dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, sot pritet që të takohen Kurti dhe Vuçiq duke filluar nga ora 10:30 në Bruksel e ku pritet të diskutohet në veçanti për masën e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës që hyn në fuqi më 1 shtator.