Telenews

Lajçak e Vuçiq s’i japin çehre njëri-tjetrit në takim – Presidenti serb ia lë disa letra përpara

Po vazhdon takimi i të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq e priti Lajçakun në takim në Presidencën e Serbisë, ndërsa pas bisedës nuk është planifikuar që ai të flasë për media, raportojnë mediat në Beograd.

“Kosovo Online”, mediumi serb në Kosovë i kontrolluar nga Beogradi ka publikuar fotografi nga takimi, ku shihet Vuçiq teksa ia vë Lajçakut përpara disa letra.

Diplomati sllovak njoftoi se do ta vizitonte Beogradin për ta përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Javën e kaluar, me të njëjtin qëllim, ai vizitoi Prishtinën, ku tha se është dakorduar një datë për një takim ndërmjet kryenegociatorëve.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj