Telenews

Lajçak pas takimit me Vuçiq: Vlerësojmë gatishmërinë e tij për të kontribuar në një zgjidhje politike për krizën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar “gatishmërinë” e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të kontribuar në shtensionimin e situatës në veri.

Lajçaku këto komente i bëri të mërkurën, një ditë pas takimit që pati me Vuçiqin dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Beograd.

Lajçaku ka përsëritur se duhet një zgjidhje politike urgjente për krizën aktuale.

“Në Beograd, Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Vuçiqin për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak e Escobar u takuan edhe me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe liderët opozitarë. Po kërkojnë që Kosova ta largojnë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj