Telenews

Lajçak: Pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Facebook për takimet që pati në Kosovë e Serbi si tentim për të gjetur një zgjidhje për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Lajçak ka thënë se ka pritur më shumë rezultatet nga vizita e tij bashkë me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar.

Ai fillimisht ka treguar për vizitën në Kosovë, duke thënë se u bë për të gjetur një zgjidhje politike për veriun.

Lajçak ka folur për takimet që ka pasur në Kosovë dhe kërkesën urgjente për de-eskalim të situatës në veri dhe kushtet e tjera të paraqitura ndaj palës kosovare.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”.

Lajçak ka bërë të ditur se ka shpresuar që misioni i tyre të sjellë rezultate më shumë, mirëpo sipas tij, nuk ka pasur dhe tensionet vazhdojnë të jenë të larta.

“Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta.” – ka nënvizuar ai.

Ndër të tjera, Lajçak ka bërë të ditur që do të raportojë para shteteve anëtarë të BE-së për situatën në Kosovë.

Të ngajshme

Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE, Kosova nuk figuron në rend dite

Donat Hashani

Kurti, i interesuar të takojë edhe përfaqësuesit e partive tjera

Donat Hashani

25-vjetori i Masakrës së Korishës, reagon Presidentja Osmani

Donat Hashani