Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, duke e bërë atë obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën.
“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, shtoi Lajçak, në një intervistë për gazetën serbe Politika, duke iu përgjigjur pyetjes se pse ende nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Siç tha ai, “qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

