Telenews

Lajçaku nesër në Prishtinë

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë nesër në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, e cila thotë se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftimi i Presidencës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë ditës së nesërme, Kosovën do ta vizitojnë edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte si dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, ka thënë njoftimi i Presidencës së Kosovës.

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj