Ish-emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Peter Sorensen.
Lajçak tha se si emisar special në krye të dialogut për 4 vjet e 10 muaj, misioni i tij ishte sfidues.
“Ka qenë një mision sfidues, por edhe një mision që ia ka vlejtur dhe Kosova e Serbia mund të krenohen me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Lajçak.
Sorenseni do ta marrë pozitën në krye të dialogut Kosovë-Serbi që nga nesër.