Telenews

LAJMËROHET MINISTRJA HAJDARI, PASI GODITI NJË FËMIJË ME VETURË NË PRISHTINË

Pas raportimeve se vetura e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur një të mitur, ka reaguar kjo e fundit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka sqaruar se të dielën dy fëmijë në lagjen “Arbëria”  të Prishtinës, ishin shfaqur papritur në rrugë, ku tha se njëri prej tyre ishte përplasur me veturën e saj.
“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, u shpreh ajo.
Tutje ka bërë të ditur se fëmija që është goditur nga vetura, nuk ka pësuar lëndime të rënda.
“Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”.
“Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë”, ka shkruar Hajdari, njofton Telegrafi.
 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani