Telenews

Lajmërohet rasti i dytë i lisë së majmunëve në Slloveni

Një tjetër rast i infektimit me linë e majmunit është konfirmuar në Slloveni.
Edhe këtë herë është një person i ardhur nga Spanja, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ) në faqen e tij të internetit. Siç sqarojnë ata, përpunimi epidemiologjik është duke u zhvilluar.
Rasti i parë u konfirmua te një burrë i cili mbërriti nga Ishujt Kanarie të martën. Ai zhvilloi simptoma pasi u kthye në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, tha të martën kreu i Qendrës për Sëmundjet Infektive NIJZ, Mario Fafangel.
Rreziku i infeksionit për popullatën e përgjithshme është i ulët.
Personat që kanë qenë në kontakt të rrezikshëm me një person të infektuar duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore brenda 21 ditëve nga kontakti. Personat e infektuar këshillohen të qëndrojnë në shtëpi për tri javë ose derisa zgjebet të bien.

Të ngajshme

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

Yllka Gashi

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

Yllka Gashi

Metoda për të lehtësuar dhimbjet e forta gjatë ciklit menstrual

Yllka Gashi