Telenews

LAJMI I FUNDIT: ARRESTOHEN DY BIZNISMENË NË PRIZREN, MASHTRONIN QYTETARËT PËR VIZA

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër Hatim Berishës dhe Zaim Domazetit nën dyshimet për mashtrim me viza pune.
Sipas aktakuzës, ata me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ua merrnin qytetarëve nga 300 deri në 500 euro për viza pune në Kroaci e Gjermani.

“N muaji nëntor 2020 deri më datë 19.04.2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.
Siç shkruhet tutje kjo kompani ka kërkuar nga qytetarët që kanë aplikuar plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300  deri në 500  euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750euro.

Të ngajshme

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

Erzana Fazliu

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu