Telenews

LAJMI I FUNDIT: DËNOHEN ME KAQ PARA DY THERTORET QË HODHËN NË LUMË MBETJE TË KAFSHËVE

Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve.
Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.
Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit.
“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”.
“Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”.
Telenews.al ka raportuar në mëngjes lidhur me një rast në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku një thertore aty kishte hedhur mbetje të kafshëve.
Lexuesit tanë kishin dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes

Të ngajshme

Edhe Rakiqi pjesë e takimit Escobar-Lajçak me krerët opozitarë

Furtuna Zejnullahu

EULEX-it i zgjatet mandati deri në vitin 2025

Furtuna Zejnullahu

Shpallet konkursi për guvernator të BQK-së

Furtuna Zejnullahu