Telenews

Lajmi i fundit: Mësimdhënësit kanë votuar pro pezullimit të grevës

Sipas informacioneve të fundit, 55 për qind e anëtarëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë për ta pezulluar grevën deri në janar, kurse 45 për qind janë deklaruar për vazhdim të saj.

Pezullimi i grevës së përgjithshme pritet të bëhet nesër nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në nivel të të gjitha sindikatave.

Ndërsa, mësimi pritet që të fillojë të hënën më 3 tetor.

Kujtojmë se greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht. SBASHK-u ka kërkuar shtesa 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Por Qeveria i ka ofruar 50 euro në kuadër të Pakos Anti-inflacion.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj