Telenews

LAJMI I FUNDIT: NJËSIA SPECIALE ME AKSION KUNDËR DROGËS NË VERI (VIDEO)

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.
“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.
Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Telenews.al do të ju mbajë të informuar.

Të ngajshme

“Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Rrezarta Ramaj

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rrezarta Ramaj