Në dy vjetorin e themelimit të kompanisë, Telenews lanson platformën e rradhës, inovative dhe shumë të çasshme për marketing – Teleguide, që ka për qëllim në veçanti promovimin e vendeve historike, turistike dhe bizneseve mbarëkombëtare kudo që ndodhen.
Teleguide është një platformë e re e marketingut online, e cila ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset e të gjitha industrive për të promovuar veten në internet. Përmes Teleguide, bizneset nga të gjitha trevat shqiptare por edhe jashtë saj, mund të prezantojnë veten në motorin e kërkimit më të madh në botë (internetit) në një mënyrë të thjeshtë dhe efektive.
Kjo platformë ka për qëllim që jo vetëm vendasit por edhe turistët nga e gjithë bota të jenë të mirëinformuar për të gjitha bizneset mbarëkombëtare shqiptare dhe që këto të fundit të kenë mundësi ekstra promovimi e sidomos bizneset turistike të jenë sa më afër klientelës jo vetëm shqiptare, por edhe asaj botërore.
Teleguide do të lansohet fillimisht me mbështetje promocionale për të gjithë klientët, ku deri më 30 qeshor të 2024-të, të gjitha shërbimet do të jenë pa pagesë e më pastaj do ketë një kosto mujore shumë të përballueshme për të gjitha llojet e bizneseve.
Në treg, Teleguide do të lansohet si pjesë e familjes së madhe duke filluar nga gazeta online ”Telenews.al”, platforma e punësimit ”TeleJobs” dhe deri tek ajo e marketingut, ”Telemarketing.al”.
Platforma Teleguide lejon krijimin e profileve të plotë me informacione në detaje për bizneset, duke përfshirë oraret e hapjes, informacionen e kontaktit, recensionet, fotografitë dhe lokacioni i biznesit. Kjo ndihmon në përmirësimin e vizibilitetit online dhe lejon klientët të gjejnë dhe të lidhen me bizneset në mënyrë më efikase.
Përmes Teleguide, bizneset kanë mundësinë të ndajnë fotografi të produkteve ose shërbimeve, të prezantojnë ambientet e brendshme dhe të jashtme të biznesit, dhe të ndajnë eksperiencat e klientëve. Gjithashtu, lokacioni i biznesit shfaqet në hartën e Teleguide, duke e bërë më të lehtë për klientët të gjejnë dhe të arrijnë në vendin fizik të biznesit.
Në përfundim, Teleguide paraqet një platformë të fuqishme dhe efektive për promovimin e bizneseve në internet, duke ofruar një mjet të ndërlikuar për rritjen e vizibilitetit dhe tërheqjen e klientëve potencialë.
Për të kontaktuar dhe për tu anëtarësuar në Teleguide, mund të kontaktoni në emailin: info@telenews.al apo duke thirrur në nr e telefonit: +38348566668.