Telenews

Apple njoftoi MacBook Pro të ri – performanca që ndryshon rregullat e lojës

apple-njoftoi-macbook-pro-te-ri-–-performanca-qe-ndryshon-rregullat-e-lojes

Kompania Apple sot prezantoi modelet e reja të laptopëve MacBook Pro me ekran 14‑inch dhe 16‑inch, të cilët përdorin çipet e reja M5 Pro dhe M5 Max, për të cilat Apple thotë se ofrojnë performancë që “ndryshon rregullat e lojës” dhe mundësi të fuqishme për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI).

Apple i përshkruan këto modele si laptopët profesionalë më të mirë në botë.

Laptopi ka një njësi qendrore përpunimi (CPU) me bërthamën më të shpejtë në botë, një njësi grafike (GPU) të gjeneratës së ardhshme me neural accelerators (përshpejtues nervor) në çdo bërthamë dhe një gjerësi të madhe të memorjes së bashkuar.

Performanca e AI‑së është deri në katër herë më e shpejtë sesa gjenerata e mëparshme dhe deri në tetë herë më e shpejtë sesa modelet me çip M1.

Modelet tani vinë me SSD dy herë më të shpejtë dhe 1 TB hapësirë fillestare për MacBook Pro me M5 Pro, ndërsa modelet me M5 Max ofrojnë 2 TB hapësirë.

Ka 24 orë jetëgjatësi baterie, ekran Liquid Retina XDR me opsion nano‑teksture, Wi‑Fi 7 dhe Bluetooth 6 falë çipit të ri N1, dhe porta të shumta për lidhje (përfshirë Thunderbolt 5).

Kamera e përparme është 12 MP me Center Stage, ka mikrofonë cilësorë studiotik dhe sistem të përforcuar audio me gjashtë altoparlantë.

Laptopi vjen me sistemin operativ macOS Tahoe dhe funksione të reja inteligjente.

MacBook Pro i ri është i disponueshëm për porosi që nga 4 marsi, dhe shitja e rregullt fillon më 11 mars.

Çmimet fillestare janë rreth:

14″ me M5 Pro – 1890 euro

16″ me M5 Pro – 2320 euro

14″ me M5 Max – 3095 euro

16″ me M5 Max – 3355 euro.

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi