Telenews

Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Një shërbim i ri digjital që lidhet me regjistrimin e lindjes së fëmijëve pritet të prezantohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Gjinekologjisë.

Iniciativa, sipas komunikatës për media, synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për regjistrimin e lindjeve.

Në ceremoninë e lansimit do të jenë të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph,  ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me fillim nga ora 13:30.

Të ngajshme

Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit –

KushtrimGuraj

AL Trade organizon aktivitetin tashmë tradicional të dhurimit të gjakut në Drenas dhe Fushë Kosovë

KushtrimGuraj

IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…