Enea Koliçi nuk do të jetë tash e tutje pjesë e Ballkanit.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me gardianin shqiptar.
”Me marrëeshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.
Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll.
Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

