Telenews

Largimi i “çuditshëm” i Sekretarit të MKRS’së 24 orë pas emërimit nga Kurti

 

 

Qeveria e zgjodhi Sekretar Permanent. Pas një dite vendin e tij, Ministri Hajrullah Çeku ia dha një personi tjetër. Ani pse u munduan ta mbanin të fshehtë, Insajderi sjell detaje se si lëvizjet e personave për këtë pozitë në Ministrinë e Kulturës behën brenda ditësh e larg syve të publikut.

Një rast i pa precedent ka ndodhur në Ministrisë e Hajrullah Çekut. Në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, është emëruar dhe larguar në mënyrë të “çuditshme”, Bislim Bislimi.  Emërimi i tij si sekretar ka zgjatur vetëm 24 orë pas vendimit nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës me 8 nëntor. Insajderi nga burimet e veta mësoi se ai është shkarkuar nga kjo pozitë me vendim të ministrit një ditë pas emërimit, por këtë e ka mohuar Bislimi duke ofruar dëshmi se largimi i tij nga pozita më e lartë e ministrisë ka ardhur me kërkesë të tij.

Me propozim të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani, qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 8 nëntor ka votuar pro emërimit të Bislim Bislimit si sekretar i MKRS’së për një mandat 4 vjeçar.

“Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arjan Ahmeti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga MKRS propozojmë emërimin e Bislim Bislimit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm për një mandat 4 vjeçar”, tha Gashani para kabinetit qeveritar me datë nëntor.

Por kjo i zgjati vetëm një ditë. Burimet e Insjaderit brenda ministrisë thanë se ministri Hajrulla Çeku e ka larguar nga kjo pozitë për shkak të disa konflikteve personale.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë, Bislim Bislimi. Fillimit Bislimi pasi u kontaktua nga Insajderi, refuzoi të përgjigjet duke bllokuar gazetaren në rrjetin social “Facebook”, pasi mësoi pytjen.

Por, pas disa ditësh, Bislimi pranoi të përgjigjet duke mohuar se ai është shkarkuar nga kjo pozitë. Bislimi thotë se ka kërkuar nga ministri që të lirohet nga kjo pozitë dhe të transferohet për gjashtë muaj në detyrën e Kryeshefit ekzekutiv të  ASHAK.

Nuk është fare e vërtetë se jam shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm. Unë jam i emëruar nga Qeveria e Kosovës për mandat 4 vjeçar në atë pozitë dhe kam kërkuar nga Ministri që të me lejojë transferimin e përkohshëm prej 6 muaj në detyrën e Kryeshefit  Ekzekutiv të ASHAK”, thuhet në përgjigjen e Bislimit.

Përgjigja e tij ka ardhur pas disa ditësh që Insadjeri ka bërë presion nga kjo ministri të marr një përgjigje për shkarkimi ne tij.

Bislimi ka dërguar edhe vendimin me kërkesën e tij për lirim të përkohshem nga kjo pozitë.

Lidhur me këtë vendim, Gazeta Insajderi ka provuar disa ditë radhazi të marr një koment nga ministri, Hajrullah Çeku por nuk ka kthyer përgjigje.

Bislim Bislimi ka mbajtur pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS.

Kujtojmë se Bislim Bislimi është njeri i Lëvizjes Vetëvendosje që disa vite. Bislimi ishte i punësuar edhe në ministrinë e Xhelal Sveçlës në pozitën e drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë(DMZP)/Telenews/

Të ngajshme

Veseli: Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmit në kanalin e Ibrit, më të fuqishme se në rastin e Banjskës

KushtrimGuraj

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Donat Hashani

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Donat Hashani