Telenews

Largohet nga aparatura mjekësore 23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës

 

 

23-vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës më 18 janar, po vazhdon ende trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aktualisht është në gjendjen stabile dhe se po trajtohet. Gazeta  ka kontaktuar me shefin e Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se gjendja e pacientes është stabile dhe se është larguar nga aparaturat, por që duhet ende t’i vazhdohet mjekimi në kujdes intensiv.

“Vajza po vazhdon të qëndrojë dhe të merr trajtimin mjekësor edhe më tutje në Shërbimin Intensiv Qendror. Sa i përket parametrave vital, gjendja është relativisht stabile, ne kemi arritur që ta largojmë nga aparatura mjekësore, por ajo edhe më tutje ka nevojë të qëndrojë dhe të jetë e monitoruar në shërbimin klinik intensiv”, tha Uka.

Kujtojmë se deri tash, dy persona janë arrestuar lidhur me rënien e çatisë së ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Të ngajshme

Mjegull në mes të vapës – Vlora mbulohet papritur

Valjeta Turkaj

Aksident mes dy autobusëve në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Valjeta Turkaj

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Suharekë lidhur me vdekjen e të ndaluarit

Valjeta Turkaj