Telenews

Latifi në SHBA kërkon mbështetje për qendrat e ekselencës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të Shëndetësisë së Kosovës në Valhalla- Nju York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio – si profesor vizitues dhe i shquar i hulumtimeve shkencore, ku më parë Latifi ishte kryeshef i departmenentit të Kirurgjisë.

Në këtë konferencë, ministri Latifi, mbajti ligjëratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull: “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës dhe kryeshefit të Kirurgjisë.

Gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi, foli për sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion. Ai tha para të pranishmëve se ri-ndërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike, si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare, si dhe duke përfshirë edhe studimin e iniciuar nga vet ministri Latifi me lidershipin e shëndetësisë në Kosovë.

Sipas komunikatës së MSh-së, të pranishmit në këtë konferencë treguan interes për shpalosjen para tyre të përvojës si ministër i Shëndetësisë së Kosovës dhe planifikimin për rindërtimin e një sistemi shëndetësor të bazuar në shtatë shtylla dhe 13 qendra të Ekselencës.

Ministri Latifi me këtë rast është takuar edhe me profesorin e Touro University, Salomon Amar, ku biseduan për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Toro, duke involvuar edhe kompanitë bio-teknologjike të Izraelit dhe institucionet e tjera.

Ministri Latifi, në kuadër të kësaj vizite të para zyrtare në SHBA, do të vizatojë të hënën, më 9 maj, spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington.

“Po ashtu, ai do të marrë pjesë edhe në darkën për festimin e punëtorëve shëndetësor, të organizuar nga “Project Hope”. Më pas ministri Latifi, do të udhëtojë për në Universitetin e Arizonën, ku do të takohet me udhëheqësit e Kolegjit të Mjekësisë dhe Sistemit Spitalor Banner Health. Të gjitha këto takime, do të bëhen me qëllim të kërkimit të bashkëpunimit për implementim e Qendrave të Ekselencës, të parapara me programin gjithëpërfshirës të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës. Të gjitha takimet dhe vizitat janë planifikuar në bazë të objektivave paraprake dhe në kërkim të partneritetit të domosdoshëm me institucionet amerikane për të vetmen arsye- ngritjen dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Kur është më mirë të bëni dush – në mëngjes apo në mbrëmje?

KushtrimGuraj

Brufeni dhe aspirina ulin rrezikun për demencën?

Erzana Fazliu

A duhet të pini kafe me stomak bosh?

KushtrimGuraj