Telenews

LDK e Gjilanit numëron “dështimet” e qeverisjes lokale të VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, kanë shpalosur punën e qeverisjes lokale për 177 ditë qeverisje.
Me një aktivitet para objektit të komunës, këshilltarë dhe aktivistë të LDK-së kanë numëruar “dështimet e kësaj qeverisjes”.
“’Punët’ e kryera për 177 ditë të qeverisjes komunale, bashkë S’qeverisim.
Anulimi i lejes për ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame
Asnjë leje ndërtimore të lëshuar për 177 ditë qeverisje
Mos ndarja e 50.000 eurove për transportuesit e Gjilanit
Mosfunksionalizimi i byfesë së Bibliotekës së Qytetit
Asnjë projekt i ri iniciuar
Vendosja e “KUNJAVE” në sheshin e qytetit
Tendra vaksinimit bllokim i hapësirës publike për qytetarët
Vetëm vizita ne Pejë, Lezhë e në Spanjë
Anulimi i PZHK-së (Plani Zhvillimor Komunal)
Shkollat pa Rrymë
Mos ndarja e 100.000 eurove për sportistët e dalluar
Mbyllja e ujëmbledhësve në lagjen Dardania
Dhjetëra kontrata mbi vepër”, kanë thënë nga LDK-ja.
Gjilani, tani më udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje në kryer me Alban Hyseni, ku në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale të mbajtura në vitin e kaluar, ka arritur të fitoj kundër LDK-së.

Të ngajshme

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Rrezarta Ramaj

Dogana e Kosovës i kap në Morinë disa sisteme anti-vjedhje të padeklaraura

Rrezarta Ramaj

48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia

Rrezarta Ramaj