Telenews

LDK: Gazetarët në Kosovë janë të rrezikuar nga sulmet e kërcënimet

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se jeta e gazetarëve në Kosovës është e rrezikuar nga sulmet e kërcënimet e vazhdueshme.

LDK përmes një komunikate në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se këto raste duhet të trajtohen me prioritet të lartë nga sistemi i drejtësisë.

Tutje LDK ka thënë se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një mundësi reflektimi për të ngritur zërin dhe për të bërë thirrje në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e lirisë së shtypit dhe mendimit kritik.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë e të thonë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe të ndihmojë në promovimin e një mjedisi ku gazetarët dhe të gjithë njerëzit të shprehin mendimet dhe idetë e tyre në mënyrë të lirë dhe të hapur, pa frikë nga censura, kërcënimi ose ndonjë forme tjetër të kufizimit të lirisë së tyre.

Media duke qenë edhe pushteti i katërt, përpjekja për kontrollë nga cilido pushtet cenon rëndë rendin demokratik. Ndaj, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një mundësi reflektimi për të ngritur zërin dhe për të bërë thirrje në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e lirisë së shtypit dhe mendimit kritik.

Përditshmëria e jetës së gazetarëve në Kosovë është e rrezikuar nga sulmet e kërcënimet e vazhdueshme, andaj LDK kërkon që rastet e sulmeve ndaj tyre të trajtohen me prioritet të lartë nga sistemi i drejtësisë.
LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë e të thonë të vërtetën.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu