Telenews

LDK: Kurti do të dorëzohet para Asociacionit

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij në Kuvend, duke thënë se ai do të dorëzohet para themelimit të Asociacionit.

“Ashtu siç hoqi dorë nga targat, të njëjtën do ta bëjë edhe me asociacionin. Por, ky është specialiteti i tij, fillimisht bën zhurmë duke e polarizu shoqërinë e pastaj vjen epilogu përfundimtar, dorëzimi”, theksoi ajo.

Ajo ka tërhequr edhe një paralele për procesin e dialogut.

“Se në ç’gjendje jemi si Kosovë në procesin e dialogut tregon qasja e aleatit tonë kryesor, ShBA-së ndaj Serbisë. Sekretari amerikan e falënderon një President të Serbisë për konstruktivitet, të parin që nga viti 1990, kurse kryeministri i Kosovës ka zgjedhë zhurmën e propagandës në vend të debatit të mirëfilltë në Kuvend”.

Të ngajshme

Vjeshta në Villa Bellevue koha e duhur për të shijuar qetësinë, rehatinë dhe momentet e bukura

Rrezarta Ramaj

Fadil Geci: Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese

Rrezarta Ramaj

Mehmetaj: Fatos Geci u ankua në polici vetëm pasi rasti mori përmasa, për opinionet ballafaqohemi në gjykatë

Rrezarta Ramaj