Telenews

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Rafael Leao mund të largohet nga Milani këtë verë, teksa përfaqësuesit e sulmuesit portugez kanë nisur të eksplorojnë mundësinë e një transferimi në Premierligë.

Sipas talkSPORT, Leao u është ofruar disa klubeve angleze, përfshirë Manchester United, Arsenal dhe Leeds United.

Përfaqësuesit e futbollistit kanë kontaktuar me këto klube për të mësuar rreth interesimit të tyre, por për momentin asnjëra prej këtyre qasjeve nuk pritet të avancojë drejt negociatave konkrete.

Në garë për shërbimet e Leao janë edhe dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe, të cilat po monitorojnë situatën e sulmuesit.

Megjithatë, Leao vazhdon të jetë nën kontratë me Milanin edhe për dy vite të tjera, çka do t’i japë klubit italian fjalën kryesore për të ardhmen e tij.

Për momentin, e ardhmja e portugezit mbetet e hapur, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë opsionet në treg, me Premier League që mbetet një destinacion i mundshëm.

Të ngajshme

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Yllka Gashi

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Yllka Gashi

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi