Telenews

Leart Paqaradës i del problem me trajnerin e tij te St Pauli

E enjtja ishte e zhurmshme në stërvitjen e ekipit gjerman, St.Pauli. Ishte një përplasje mes Leart Paqaradës dhe trajnerit të tij, Fabian Hurzeler.

Tri ekipe ( blu, e verdhë dhe e kuq) luajtën në një mini-turne në fushën e vogël.

Por, trajneri 29-vjeçar e ndërpreu lojën me fjalët: “S’mund ta shoh më gjatë këtë” dhe ishte i pakënaqur me performancën e ekipit të kaltër.

Futbollisti kosovar u ndje se po trajtohej jo drejt dhe reagoi.

“Pesë lojtarë nën 1.70 centimetra. Ndarje e mrekullueshme”, bërtiti ai i frustruar në drejtim të trajnerit, raporton gazeta e madhe gjermane, Bild.

Ai u urdhërua të shkonte në zhveshtore, por nuk e bëri këtë, duke u mbështetur në shtyllë.

Kujtojmë se Leart Paqarada kishte pasur mosmarrëveshje edhe me ish-trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, me ç’rast ishte larguar nga kombëtarja.

Në verë, Paqarada, 28-vjeçar do t’i bashkohet ekipit të Kolnit në Bundesligën gjermane.

Të ngajshme

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

KushtrimGuraj

Luis Diaz thyen heshtjen dhe flet publikisht për të ardhmen e tij tek Liverpooli

KushtrimGuraj

Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të tyre

Valjeta Turkaj