Telenews

Lekaj pyet Kurtin: A do ta pranoni “Zajednicën”?

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i është drejtuar sot kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur se a do të pranojë që ta themelojë “Zajednicën” të cilën aq fort e ka kundërshtuar.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të ketë kujdes në dialog me Serbinë.

“Kryeministër e di që dialogun me Serbinë dhe ‘Zajednicën’ nuk e ke pranuar asnjëherë. E di që çdo herë jeni thirrur në dialog me serbët lokalë dhe jo të ulesh në tavolinë me Vuçiqin. Ja sot ku kemi ardhur kur e kanë hequr në dialog fjalën njohje”.

“Nëse e keni kundërshtuar fuqishëm ‘Zajendnicën’, a do ta pranoni atë? A do ta pranoni statusin e kishave ortodokse serbe?”.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj