Telenews

Leo Messi i jashtëzakonshëm, shënon dy gola të tjerë me Inter Miamin

Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij të re Inter Miami.

Ylli argjentinas ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare ku Inter Miami u përball me Orlando Cityn në DRV PNK Stadium.

Të udhëhequr nga gjeniu argjentinas Lionel Messi, Inter Miami ka marrë një fitore të lehtë me rezultat 3-1.

 

Messi ishte fantastik në këtë duel duke realizuar dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Josef Martinez nga penalltia.

Vetëm shtatë minuta lojë kaluan kur Messi realizoi golin e parë në këtë sfidë pas asistimit nga finlandeze Robert Taylor.

E golin e dytë personal në këtë takim shtatë herë fituesi i Topit të Artë e shënuar në minutën e 72-të, ku kësaj radhe u asistua nga Martinez.

 

Me dy golat e sotëm, Messi shkon në kuotën e pesë golave me fanellën e Inter Miamit në tre ndeshje të deritanishme.

Të ngajshme

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj

Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi