Telenews

Lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare për katër persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në Koçan

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se kanë lëshuar urdhër arreste ndërkombëtar për katër persona lidhur me tragjedinë në Koçani.

“Është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë për 4 persona”, tha ai.

“Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni i diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të”.

“Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, deklaroi Toshkovski.

Të ngajshme

E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet –

KushtrimGuraj

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj