Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich në verë, mes interesimit nga gjigantët e La Liga Santander, Barcelona.
Reprezentuesi polak beson se lëvizja e tij
e mundshme mund të jetë e dobishme si për veten ashtu edhe për klubin, i cili
do të jetë në gjendje të përfitojë nga ylli i tyre.
“Kam ende një vit të mbetur në kontratën
time, prandaj i kam kërkuar klubit dritën jeshile për një transferim”, tha
Lewandowski për Bild.
“Unë mendoj se në situatën aktuale është
zgjidhja më e mirë, veçanërisht pasi klubi mund të marrë ende para nga një
transferim. Nuk dua të detyroj asgjë, nuk bëhet fjalë për këtë, ka të bëjë me
gjetjen e zgjidhjes më të mirë, duhet të qetësohemi, dua të flasim me qetësi
dhe jo përmes mediave. Shpresoj që fansat të më kuptojnë një ditë”, u shpreh
sulmuesi polak.
Duhet theksuar se javët e fundit të dyja
palët i kanë dërguar mesazhe njëra-tjetrës përmes shtypit.
Sulmuesi ka qenë këmbëngulës për qëllimin
e tij për t’u larguar këtë verë, por Bayern Munich nuk duket se është i gatshëm
ta lejojë atë ta bëjë këtë.
Megjithatë, tensioni mes dy palëve është
ulur pas një takimi mes drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe Lewandowskit
disa ditë më parë. /Gazeta Express/
The post Lewandowski e përsërit dëshirën për t’u larguar nga Bayerni: Shpresoj që fansat të më kuptojnë një ditë appeared first on Gazeta Express.

