Telenews

Limaj i shkon në konak Lushtakut, ka një mesazh për shtetin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka shkuar në konak partnerit të koalicionit, udhëheqësit të Listës Ideal, Nuredin Lushtakut.

Limaj ka thënë se Lushtaku është dëshmuar me vepra në kohën e luftës dhe paqes, si dhe e ka konsideruar njeri me parime.

“Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës”.

“Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë”, ka shkruar Limaj.

Të ngajshme

GUXO në Ferizaj shuan aktivitetin për zgjedhje, Meta: Edhe në diasporë ka pakënaqësi me Gërvallen e Pecin

Osmani e dekoron Hovenierin me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton vendin ku u sulmua kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok