Telenews

Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkollë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor”.

“Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 44 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontroll i pa autorizuar i armëve”, konfirmoi Gashi.

/GazetaSinjali/


source

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj