Telenews

Lindon Emërllahu flet në konferencë për media, pas ftesës së parë nga Kosova A

Në konferencën e thirrur nga Federata e Futbollit të Kosovës, krah selektorit Alain Giresse ka qenë prezent edhe njëri nga futbollistët më të rinjë te Kosova, Lindon Emërllahu.

Talenti nga Theranda ka thënë se qëllimi i tij dhe lojtarëve tjerë, është ti tregojnë vlerat e tyre dhe beson në hapësirë për lojë nga trajneri Giresse, transmeton Telenews.al

Për këtë grumbullim siç e dini, jemi të gjithë lojtarë të rinjë dhe synimet tona janë të paraqitemi sa më mirë e ti tregojmë vlerat tona. Shpresoj që në këto dy ndeshje të kem hapësirë dhe ti tregoj vlerat e mija dhe jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët e rinjë”.

Tutje, Emërllahu tha se beson që paraqitjet në Evropë me Ballkanin do ti ndihmojnë të paraqitet sa më denjësisht edhe me Kosovën.

Ndeshjet evropiane me Ballkanin, besoj shumë që do të më ndihmojnë që me Përfaqësuesen e Kosovës të paraqitem sa më mirë dhe ti tregoj vlerat e mija si lojtar”, përfundoi prononcimin para mediave, lojtari i ri i Kosovës.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj