Telenews

Lionel Messi debuton si aktor

Pasi ka fituar gjithçka në karrierën si futbollist, Lionel Messi debuton në karrierën si aktor. Ylli argjentinas tregoi një pjesë të talentit, me shfaqjen në serialin argjentinas “Los Protectores”, që përkthehet “Mbrojtësit”.

Pas transferimit tek Inter Majemi në Amerikë, kampioni i botës bëri bujë me shfaqjen në ekran. Seriali tregon rrugëtimin e tre menaxherëve të futbollit në prag falimenti, që kërkojnë ide dhe personazhe të famshëm, për të ringritur karrierën.

Messi shfaqet si vetvetja, ndërsa në atë skenë, menaxherët i ofrojnë një marrëveshje milionere, sipas të cilës sulmuesi do të luante çdo ditë me një ekip të ndryshëm, sipas rendit alfabetik. Leo priste që takimi të zhvillohej për një projekt serioz dhe i indinjuar e refuzoi ofertën.

Të ngajshme

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi