Telenews

Liria e shokon Dritën dhe e eliminon nga Kupa e Kosovës

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, me rezultat 1-2.

Bardhekaltrit ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje.

Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.

Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi