Telenews

Liverpooli e dëshiron Asension, zbulohet shuma e kërkuar nga Reali për shitjen e tij

Marco Asensio pritet që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

“AS” ka bërë të ditur se Liverpooli është një nga klubet e interesuara për transferimin e reprezentuesit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi thuhet se e lejon largimin e Asension për në afatin e verës, teksa lojtarit ia ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove.

26-vjeçari dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm për një ekip të madh sezonin e ardhshëm, teksa Liverpooli është në kërkim të një zëvendësuesi për Sadio Manen, i cili do të largohet nga “Anfield”.

Spanjolli luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, megjithëse mund të përdoret edhe në krahun e majtë, si dhe në rolin e numrit “10”. Kjo shkathtësi e tërheq Jurgen Kloppin, pasi Asensio me formacionin e favorizuar 4-3-3 të trajnerit gjerman ka luajtur edhe te Real Madridi.

Milani është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-futbollistin e Espanyolit, por klubi italian thuhet se nuk është në gjendje të paguajë çmimin e kërkuar nga “Los Blancos”.

Kontrata e Asensios me kampionët e Spanjës skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Manchester United e Arsenali raportohet se janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e tij. /Gazeta Express/

The post Liverpooli e dëshiron Asension, zbulohet shuma e kërkuar nga Reali për shitjen e tij appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj