Telenews

Liverpooli fiton 2:0 ndaj Real Madridit

Liverpooli ka arritur një fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat 2:0 në Ligën e Kampionëve, në kuadër të xhiros së pestë.

Skuadra e trajnerit Arne Slot vazhdon të dominojë, duke qenë lider në Premier League dhe në Champions.

Alexis Mac Allister shënoi golin e parë në minutën e 52-të, ndërsa portieri Caoimhin Kelleher ndali penalltinë të gjuajtur nga Mbappe.

Golin e dytë e shënoi Cody Gakpo në minutën e 77-të.

Liverpooli nuk ka fituar ndaj Real Madridit që nga kompeticioni i vitit 2008/9.

Rezultati e lë skuadrën e Carlo Ancelottit në një pozicion të pasigurt pasi ka humbur tre nga pesë ndeshjet e tyre deri më tani në kompeticion.

Kampioni në fuqi, Real Madridi, është në vendin e 24-të.

source

Të ngajshme

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj

Yll Hoxha largohet nga Suhareka

KushtrimGuraj

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

KushtrimGuraj