Alex Oxlade-Chamberlain pritet që të qëndrojë edhe më tej te Liverpooli.
Mesfushori anglez po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, teksa është spekuluar se ai mund të largohet tani nga “Anfield”, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Liverpool Echo”, klubi anglez nuk e ka ndërmend ta shesë Chamberlainin në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
“Të Kuqtë” thuhet se janë të gatshëm për ta mbajtur 28-vjeçarin në skuadër, pasi e shohin si opsion dhe llogaritin ende në shërbimet e tij.
Ish-futbollisti i Southamptonit u transferua nga Arsenali te Liverpooli në vitin 2017 për 38 milionë euro.
Alex Oxlade-Chamberlain ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/
The post Liverpooli merr vendim përfundimtar për Alex-Oxlade Chamberlain? appeared first on Gazeta Express.

