Telenews

Liverpooli planifikon rinovimin e kontratave me katër futbollistë, Jota njëri prej tyre

Liverpooli raportohet se është gati të fillojë bisedimet me katër futbollistë për rinovim kontratash.

Sipas “The Mirror”, klubi anglez është i vendosur që të fokusohet në vazhdimin e bashkëpunimit me disa futbollistë, pasi Divock Origi dhe Loris Karius po largohen si të lirë, transmeton Gazeta Express.

Për Joe Gomezin spekulohet se mund të largohet në afatin kalimtar të verës, por Liverpooli thuhet se do t’i ofrojë kontratë të re atij.

Kontrata aktuale e reprezentuesi anglez skadon më 30 qershor 2024.

“Të Kuqtë” thuhet se do të ulen dhe të bisedojnë edhe me Diogo Jotan për zgjatje të bashkëpunimit, pasi sulmuesi regjistroi një sezon të shkëlqyeshëm.

Portugezi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por klubi dëshiron që ai të qëndrojë edhe më gjatë në “Anfield”.

Naby Keita, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, është gjithashtu në listën e futbollistëve që mund të mbetet më gjatë te Liverpooli, pasi klubi synon të fillojë bisedimet edhe me të.

19 herë kampionët e Anglisë planifikojnë që kontratë të re t’i ofrojnë edhe të riut, Harvey Elliott, pasi ai vlerësohet si një futbollist më të ardhme të ndritur.

Tani për tani, 19-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

The post Liverpooli planifikon rinovimin e kontratave me katër futbollistë, Jota njëri prej tyre appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj